Vapa është një ndër shqetësimet kryesore gjatë stinës së verës. Nëse gjatë ditës, vera mund të jetë e bukur por kur vjen puna te gjumi i natës, gjërat ndërlikohen.
Vapa t’i vështirëson të gjitha dhe kondicioneri nuk është ide e mirë, i cili përveçse kushton, dëmton edhe shëndetin. Disa këshilla si të mbijetojmë ndaj ditëve e nxehta që pritet të vijnë jep Dr. James Wilson, shkruan “Mirror Online”.
1. Sigurohuni që ka një rrjedhë të mirë ajri nëpër shtëpi. Hapni dritaret nga të dy anët për të lejuar që ajri të kalojë.
2. Mbyllni grilat dhe perdet në dhomat që janë të ekspozuara ndaj rrezseve të diellit. Hija bën që dhoma të qëndrojë më e freskët.
3. Bëni një dush para shtratit në mënyrë që temperatura juaj e trupit të ulet, ose në mënyrë alternative, vendosni ujë të vakët në një shishe me ujë të nxehtë dhe vendosni thembra të këmbëve tuaja.
4. Nëse përdorni një freskuese, vendosni një enë me ujë të ftohtë përpara saj për të ftohur rrjedhën e ajrit që po e shtyn përreth dhomës.
5. Gjëja më e madhe që na pengon të flemë kur kemi vapë është mendimi “Kam shumë nxehtë për të fjetur”. Këshilla ime do të ishte të pranoni që nuk mund të flini aq mirë sa dëshironi, por kjo do të përfundojë për disa ditë. /abcnews.al