Tetova për dy ditë do jetë sofra e mikpritjes së poezisë botërore. Edicioni i 28-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Do të ndërthurë mbrëmjet poetike dhe trashëgiminë kulturore.
Në çelje të ceremonisë, drejtori i festivalit dhe laureatja rumune Magda Carneci dhe një delegacion nga Komuniteti Bektashian do të vendosin buqetë lulesh para shtatores së poetit të madh Naim Frashëri. Në hyrje të Qendrës së Kulturës, publikut edhe në këtë hapje do t’iu dhurohet Antologjia me poezi të poetëve pjesëmarrës, si dhe libra të tjerë të botuar nga shtëpia botuese e Festivalit.
Më pas, në Sallën e Madhe do të bëhet hapja zyrtare e Programit të Edicionit të 28-të FNP “Ditët e Naimit”, ku hapjen do ta bëjë drejtori i Festivalit z. Shaip Emërllahu.
Në hapje të këtij Edicioni, aktori Arsim Kaleci do të recitojë poezinë “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit, ndërsa nga një pikë muzikore me piano dhe në violë do të ekzekutojnë virtuoz të muzikës klasike./abcnews.al