Ditëlindje online, anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore urojnë kolegun socialist

schedule12:30 - 12 Tetor, 2020

schedule 12:30 - 12 Tetor, 2020

Komisioni për Çështjen Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur sot ndryshe nga herët e tjera.

Të mbledhur online anëtarët e Komisionit para se të nisnin fjalën për çështjet e rendit të ditës i kanë uruar ditëlindjen kolegut socialist Bashkim Fino.

Ulsi Manja: Gëzuar Bashkim. Qofsh Bashkimi që je dhe jetofsh sa të dojë zemra

Bashkim Fino: Në datë 12, ora 12 të bësh mbledhje je i paparë. Vetëm mua mund të ma bësh këtë gjë. Faleminderit shumë dhe ju dua shumë të gjithëve.

Bashkim Fino, një emër i njohur në Partinë Socialiste feston sot 58-vjetorin e lindjes./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!