Conor McGregor mund t’i thotë “jo” ringut dhe është diçka që e ka krejtësisht në dorë, por është shumë e vështirë që ai të mos bëhet lajm. Irlandezi ka festuar 32-vjetorin një ditë më parë dhe sigurisht që e rrethon luksi. Dhuratat nuk kanë munguar dhe një ka shkëlqyer mes të tjerash.
Bëhet fjalë për një orë që kushton 500 mijë sterlina, ndërkohë McGregor shfaqet në një jaht në Rivierën franceze. Dee Devlin, partnerja e tij me të cilën ka edhe dy fëmijë, nuk mund të mos jetë pjesë e festës dhe luksit të siguruar nga ndeshjet e “djalit të keq” në UFC.
Festimit mes luksit nuk mund t’i mungojë shampanja, që në duart e Conor shkon në një tabaka ari dhe në të shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen Conor. Luftëtari i UFC, një ish duhet thënë tani, po shijon çdo moment dhe sicc themi ne në Shqipëri, irlandezi “ka punuar për këto ditë”… /abcnews.al