Rudina Dembacaj është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Ditën e sotme, aktorja dhe moderatorja feston ditëlindjen, por mesa duket ajo nuk do ta festojë këtë ditë të veçantrë, për shkak se i ati i saj, ndodhet në një moment kritik për jetën.
Përmes një postimi në Instagram, Rudina ka treguar se ditëlindjen e saj do e kalojë tek dera e spitalit, ku ndodhet i shtuar edhe babai i saj duke i thënë se e do shumë.
“Ditëlindja ime sot, do të jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Të dua Ba”, je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë!”, shkruan Rudina krahas fotove që ka publikuar. /abcnews.al