Ditëlindja e një legjende, Berbatov: Van Basten shkaku pse tentoja gola të tillë

schedule22:43 - 31 Tetor, 2020

schedule 22:43 - 31 Tetor, 2020

Pele, Maradona dhe Marco Van Basten. Shumë ditëlindje legjendash brenda pak ditësh, me holandezin e famshëm që sot feston 56-vjetorin e lindjes. Ish-ylli i Holandës dhe kuqezinjve të Milanit, mbahet mend për tre “Topat e Artë” të fituar, trofetë e shumtë dhe golat e mrekullueshëm që realizonte në fushën e blertë.

“Mjelma e Utrehtit” cilësohet nga shumëkush si sulmuesi më i kompletuar i historisë së futbollit, ndërsa pika e tij e vetme e dobët ishte kavilja. Ndërhyrjet e frikshme të kundërshtarëve bënë të vetën dhe Marco Van Basten u detyrua të tërhiqej nga futbolli në moshën 28-vjeçare.

Në vitin 1988 u shpall kampion Evrope me Holandën, teka mbetet i paharrueshëm eurogoli që realizoi në finalen kundër Bashkimit Sovjetik, një ndër golat më të bukur që është shënuar ndonjëherë.

I uroj gëzuar ditëlindjen një tjetër futbollisti të madh, idhullit me të cilin u rrita, legjendarit Marco Van Basten. Nëse më pyesni se pse tentoja gjithmonë të shënoja gola të tillë dhe cilin tentoja të imitoja, përgjigjen e keni në videon e mëposhtme“.

Kështu shkruan në “Instagram” Dimitar Berbatov, ish-sulmuesi i njohur bullgar, i cili luajti me ekipe si Manchester United, Bayer Leverkusen, Fulham dhe Monaco në karrierën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!