Tirana zyrtarizon edhe një tjetër afrim ditën e sotme. Sulmuesi Derrick Sasraku ka mbërritur në Shqipëri dhe kampionët kanë dalë me njoftim për nënshkrimin e kontratës me sulmuesin që vjen nga skuadra e Medeame.
https://youtu.be/N-vczmiPX_s
26-vjeçari aktivizohet në qendër të sulmit, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë të këtij reparti. Ditën e sotme bardheblutë kanë zyrtarizuar edhe afrimet e mesfushorëve Ibrahim Sulley dhe Isaac Gyamfi.
NJOFTIMI – “Derrick Sasraku vjen tek KF Tirana. Klubit të Futbollit Tirana i bashkohet sot lojtari Derrick Sasraku. Sulmuesi nga Ghana firmosi kontratën që e bën atë pjesë të bardhebluve në sezonin e ri. 26 vjeçari do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në seancën stërvitore të ditës së sotme”, shkruhet në njoftimin e Tiranës. /abcnews.al