Ditë të ngrohta me diell në mes të dhjetorit, moti për këtë javë në Shqipëri

schedule09:44 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 09:44 - 19 Dhjetor, 2022

Kjo javë parashikohet të jetë nën dominimi e kushteve të qendrueshme atmosferike, ku do të kemi dominim të kthjellimeve në qytetet bregdetare dhe në zonat e ulëta. Në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të sjellin reshje.

Për sa i përket temperaturave, meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb thotë për Abc se do të ketë një rënie të lehtë.

Vlerat minimale do të zbresin në 1 deri në 2 gradë celcius ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat minimale do të luhaten në vlerat 7 deri në 13 gradë celcius. Për sa i përket orëve të mesditës temperaturat do të shkojnë deri në 18 gradë celcius, ndërsa në zonat malore do të shkojnë në 13 dhe 14 gradë celcius.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë gjithashtu nën dominimin e kushteve të qendrushëm të kushteve atmosferike./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!