Në Iran janë konfirmuar 958 raste te reja me koronavirus brenda ditës duke shënuar kështu numrin më të madh të të sëmurëve të regjistruar brenda një ditë qëkur nisi epidemia.
Në përpjekje për të luftuar sëmundjen, e cila ka marrë numrin më të madh të jetëve në kryeqytetin e vendit Tehran, zjarrfikësit janë dërguar këtë mëngjes të disfektojnë rrugët.
Ministria e Shëndetit në Iran konfirmoi sot 958 rastet e reja ndërsa u njoftua se brenda ditës kanë humbur jetën 63 persona të tjerë teksa virusi shpërndahet në të gjitha provincat e vendit.
Numri i personave që janë shëruar tërësisht nga koronavirusi është 2,959 ndërsa Irani mbetet vendi i tretë në botë sa i përket rasteve të konfirmuara. Në vend të parë qëndron Kina me 80,790 raste të konfirmuara dhe në vend të dytë Italia me 10,149 raste.
Irani po kalon disa nga ditët më të errëta ndërsa video të shumta të ndara në rrjet tregojnë edhe viktimat të lëna “pirg” në dyshemetë e spitaleve. /abcnews.al/