Ditë të arta për talentet, njihuni me 10 “fëmijët” më të mirë në glob

schedule08:58 - 24 Mars, 2021

schedule 08:58 - 24 Mars, 2021

Gjatë viteve të fundit futbolli po nxjerr shumë talente, me klubet, që po i besojnë çdo ditë e më shumë të rinjve. Në Itali kanë hartuar një listë me 10 talentet më të mirë, të lindur në vitin 2003.

Nis me Jamal Musiala, talentin e Bayernit me kombësi anglo-gjermane, i cili është një nga më premtuesit në glob. Nga ana tjetër një tjetër gjerman, këtë herë 100%, Florian Wirtz i Bayer Leverkusen premton shumë dhe po bën shumë mirë si profesionist.

Borussia Dortmund i besoi talentit të Jude Bellingham në verë dhe po merr frytet tashmë. Nga ana tjetër Manchester City peshkoi në Argjentinë për të blerë Sarmiento, me shpresën për t’u bërë të paktën sa gjysma e Messit. Më poshtë ju paraqesim listën e 10 më të mirëve:

1) Jamal MUSIALA (26 shkurt 2003), mesfushor, Gjermani, Bayern Munchen. Bëri paraqitje mbresëlënëse në Champions League ndaj Lazios, i përdorshëm kudo në mesfushë.

 

2) Florian WIRTZ (3 maj 2003), mesfushor, Gjermani, Bayer Leverkusen. U desh një “luftë” për ta rrëmbyer nga akademia e Bayern Munchen dhe në krahun e djathtë ai është thjesht i jashtëzakonshëm.

 

3) Jude BELLINGHAM (29 qershor 2003), mesfushor, Angli, Borussia Dortmund. I blerë në verë nga Birmingham City për 30 milion, po konfirmon aftësitë e tij të mëdha në Gjermani.

 

4) Rayan CHERKI (17 gusht 2003), mesfushor, Francë, Lyon. I shpejtë , shumë driblues dhe sakytësi e frikshme pasimi. Thesar për Lyon.

 

5) Harvey ELLIOTT (4 Prill 2003), sulmues, Angli, Blackburn Rovers. I huazuar nga Liverpool, me të cilën debutoi në Premier League. 5 dhe 10 asiste këtë sezon. I pëlqen të luajë në krahun e djathtë.

 

6) Ilaix MORIBA (19 janar 2003), mesfushor, Spanjë, Barcelona. Me origjinë nga Guinea. I integruar së fundmi nga Koeman në ekipin e parë, por e ka treguar veten shumë shpejt. Thonë se është kopje e Pogba.

 

7) JOELSON FERNANDES (28 Shkurt 2003), sulmues, Portugali, Sporting Lisbon. Gjuan me të djathtën dhe i pëlqen të luajë në të majtë. Me origjinë nga Guinea. Gjuan shumë mirë goditjet e dënimit.

 

8) Dario SARMIENTO (29 Mars 2003), mesfushor, Argjentinë, Estudiantes La Plata. I prenotuar nga City i Guardiolas. Luan në krahun e djathtë, aty ku bën mrekullia Messi.

 

9) Devyne RENSCH (18 Janar 2003), mbrojtës, Hollandë, Ajax. Elastik, si të gjithë te Ajax. Bnë mirë mesfushorin e qendrës, mund ta vendosësh edhe në mbrojtje.

 

10) Yusuf DEMIR (2 qershor 2003), mesfushor, Austri, Rapid Vienna. Di të bëjë shumë mirë nga mesfusha e lart. I thonë “Messi austriak”, Barcelona po kërkon ta blejë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!