Largimi i Gonçalo Ramos nga sulmi i “shqiponjave” të Benfica dobësoi jo pak skuadrën e këtyre të fundit, për sezonin e ardhshëm e për këtë aryse, kampionët e Portugalisë nisë menjëherë negociatat me italianët e Fiorentina, për shërbimet e “bomberit” brazilian, Arthur Cabral.
Pasditen e kësaj të enjte ka ardhur dhe zyrtarizmi i autorit të 17 golave e 2 asistime në 48 përballjet e kaluar me “violët” e Serie A. Për kartonin e Cabral, Benfica derdhi në arkat e Fiorentina plot 25 milionë euro të ndara në paketën 20 milionë euro bazë plus 5 milionë të tjera bonus, si dhe ofroi braziliani një kontratë 5-vjeçare.
Mirëpo, jo vetëm kaq, pasi këtë pasdite “shqiponjat” e Lisbonës prezantuan gjithashtu dhe portierin Anatoliy Trubin, për kartonin e të cilit kampionët portugezë derdhën plot 11 milionë euro në arkat e Shkahtar Donetsk, si dhe zotërojne ende 40% të kartonit të ukrainasit. /i.m /abcnews.al