“Ditë më të mira për shqiptarët”, Olsi Bylyku bën këngë për treshen “Bora-Donald-Beatrix”

schedule21:38 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 21:38 - 5 Dhjetor, 2021

Personazhet e “Big Brother VIP” tashmë janë pjesë e çdo bisede të shqiptarëve. Prej disa ditësh, vëmendjen më të madhe e ka marr trekëndëshi, Bora-Donald-Beatriks. Nuk kishte se si kjo situatë t’i shpëtonte edhe aktorit të humorit, Olsi Bylyku, i cili ka dedikuar menjëherë një këngë.

Ndër të tjera në këngë ai thotë: “Gati shpirti sa s’na plasi, Beatriksi prek Donaldin, edhe Bora kur i pa tha: ‘Phyy të dhjefsha surratin’. Por prap nuk e vrau mendjen hiç, nuk i luajti zari, biles varësen që i dha e shiti te dollari”.

Krahas videos së publikuar në Instagram, ai ka shkruar: “Shpresojme te vijne dite sa me te mira per Shqiptaret dhe te gjitha keto halle te mbarojne…”, duke shkaktuar kështu shumë të qeshura, të cilat janë reflektuar në komente. l.k/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!