Ditë intensive për drejtuesit e Bayern, Leroy Sane zbarkon në Mynih

schedule20:37 - 1 Korrik, 2020

schedule 20:37 - 1 Korrik, 2020

Leroy Sane ka zbarkuar në Gjermani. Bayern e kërkonte prej kohësh dhe ishte pranë blerjes së tij në fundin e verës së kaluar, por 24-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë.

Gjithsesi, kampionët e Gjermanisë kanë arritur akordin me Manchester City për shumën e 50 milion eurove, pothuajse sa gjysma e asaj që pretendonin “Cityzens” përpara se lojtari të dëmtohej. Bild raporton se Sane ka mbërritur në Mynih me një avion privat dhe është gati për kontrollet mjekësore.

LEXO EDHE: ZYRTARE: Bayern mendon për të ardhmen, firmos talenti i PSG

Më pas do të vijë firma në kontratën e re. Një ditë intensive dhe e suksesshme për drejtuesit bavarezë, që pak orë më parë prezantuan edhe Tanguy Kouassi, mbrojtësin 18-vjeçar që vjen nga francezët e PSG. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!