Ditë e zezë ne Francë, 1417 viktima në 24 orë

schedule20:26 - 7 Prill, 2020

schedule 20:26 - 7 Prill, 2020

Franca këtë të martë ka regjistruar shifra rekord të jetëve të humbura nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 1,417 duke e çuar në 10,328 numrin e viktimave në këtë shtet.

Ndër të tjera mediat franceze bëjnë me dije se në të gjithë Frncën, 7 091 persona kanë ndërruar jetë në spitale ndërsa mbi 3000 të tjerë nuk kanë marr dot ndihmë atje, por në qëndra të krijuara për të përballuar luftën ndaj koronavirusit.

Ndërsa deri më tani numri i të infektuarve është mbi 100 mijë persona./abcnews.al