Dy aksidente rrugore që ndodhën paraditen e kësaj të hëne morën jetën e një gruaje dhe u plagosën rëndë katër persona të tjerë. Policia ka shoqëruar drejtuesit e mjeteve të dyshuar si shkaktarë.
Këpucët e gruas që vdiq janë aty.
Edhe ato të dy kalimtarëve të tjerë që u përplasën këtu në Rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Një ditë e përgjakshme në qytetin e Elbasanit
Drejtuesi i një makine, një 35 vjeçar po nga Elbasani mori para tre kalimtarët. Vjollca Stoçeni vdiq në vend, dy të tjerët u dërguan me urgjencë në spital.
Dëshmitarët thanë që përplasja ishte fatale.
Viktima përpiqej të shpëtonte dhe ky ishte një tmerr që njerëzit panë aty në vendin ky ndodhi ngjarja.
Nuk ka një version zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti. Një grup hetimor ka mbledhur të dhënat, kurse policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
Vetëm një orë më parë, në të njëjten rrugë u regjistrua një tjetër aksident me pasojë plagosjen e dy personave.
Dy makina u përplasën me njëra tjetrën dhe drejtuesi i njërës bashkë me pasagjerin e makinës tjetër u plagosën rëndë. Dhe ata ndodhen në spital nën kujdesin intensiv mjekësor./abcnews.al