“Ditë e madhe e futbollit dhe drejtësisë”, kapiteni i Arsenalit në ekstazë

schedule16:20 - 21 Prill, 2021

schedule 16:20 - 21 Prill, 2021

European Super League mori kritika të mëdha që në filiz dhe dështoi shumë shpejt. Një gjë e tillë ka sjellë gëzim të madh dhe Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka fshehur entuziazmin e tij në një postim në Twitter.

Kapiteni i Arsenalit, një prej klubeve themeluese të Super League, e cilëson si një mbrëmje të madhe të futbollit lajmin e dështimit të kompeticionit. “Mbrëmjen e kaluar u emocionova shumë.

 Si përfundim mund të them që ishte një mbrëmje e shkëlqyer për futbollin dhe tifozët tanë, një ditë e rëndësishme edhe për drejtësinë shoqërore“, shkruan kapiteni i Arsenalit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!