Mbrëmjen e së enjtes deputetët britanikë do të votojnë për herë të fundit nëse vendi I tyre do të dalë nga Bashkimi Europian me marrëveshjen e arritur mes kryeministres May dhe Brukselit.
Pikërisht si ishte parashikuar, refuzimi i një daljeje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, hap dyert votimit të fundit që do të mbahet pasditen e të enjtes në parlamentin britanik. Pas rrëzimit të hipotezës për një dalje pa marrëveshje, por njëkohësisht dhe të marrëveshjes mes kryeministres May dhe Bashkimit Europian, pas disa orësh parlamenti do të duhet të vendosë nëse dhe si të zgjasë në kohë Artikullin 50, duke shtyrë në fakt dhe Brexit.
Refuzimi për një dalje pa marrëveshje ndodhi mbrëmjen e së mërkurës me një mazhorancë prej 312 votash dhe një minorancë prej 308 votash. Parlamanti britanik miratoi në këtë mënyrë një mocion që detyron qeverinë që të përjashtojë hipotezën e një daljeje pa marrëveshje. Por pavarësisht këtij votimi, nëse brenda 29 Marsit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të ketë në dorë një marrëveshje, atëherë dalja pa një të tillë do të jetë automatike./abcnews.al