Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë kushtet e motit në Shqipëri.
Për pasojë dita nis me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin. Këto kushte të motit vijojnë gjatë gjithë ditës KU herë pas here do të kemi intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 deri 14°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë
Kosova
Dita e shtunë paraqitet me vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Herë pas here do kemi dhe reshje shiu e dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet përkohësisht.
Maqedonia e Veriut
Paraditja mbetet me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dëbore. Pas mesditës pritet përmirësim i përkohshëm ikushteve të motit. Por reshjet ri-kthehen sërisht gjatë natës./abcnews.al