Dita nis me kthjellime, mësoni si do të ndryshojë moti në vijim

schedule07:41 - 19 Shkurt, 2021

schedule 07:41 - 19 Shkurt, 2021

Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë gjatë paradites do të PARAQITET me kthjellime, përjashtim bën vetëm skaji verior i cili do kete vranësira të lehta. POR pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar reshje. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -5°C deri në 13°C.

Kosova

Paraditja do të paraqitet me mot të kthjellët në të gjithë territorin e kosovës. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor por pa sjellë reshje.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime dhe vranësira të dendura dominojnë mv gjatë orëve të paradites por pasditja sjell largim gradual të vranësirave duke bërë që kthjellimet të jenë dominante../abcnews.al