Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në territorin shqiptar

schedule07:07 - 2 Prill, 2021

schedule 07:07 - 2 Prill, 2021

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në territorin shqiptar. Por  duke ju afruar mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites vranësirat shtohen në vendin tonë duke sjellë shira të izoluar dhe të dobët. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 deri 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në republikën e Kosovës por duke ju afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në zonat lindore dhe gradualisht në të gjithë vendin duke sjellë edhe ndonjë shi të izoluar.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta dominbojnë kushtet e motit në territorin e MV deri pasdite kur vranësirat lokale zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu./abcnews.al