Dita nis me kthjellime dhe vranësira, mësoni si do të ndryshojë moti në vijim

schedule07:15 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 07:15 - 23 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb: Vranësirat dhe kthjellimet mbizoterojne gjatë paradites në vend, ku në zonat veriore vranësirat janë më të shpeshta , ndersa rajoni Jugor mbetet me kthjellime.

Por pasitja dhe orët e natës ri-kthejnë motin e kthjellët në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vrabnësira kalimtare dominojnë orët e para të ditës në të gjithë kosovë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmsoferike.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime dhe vransira kalimtare dominojnë motin në MV, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat Lindore. Por pasditja largon vranësirat nga gjithë MV./abcnews.al