Sipas Meteoalb: Territori Shqiptar deri në mesditë paraqitet me kthjellime dhe vranësira te shpeshta, më të dukshme në zonat Veri – Veriperendimore.
Ndërsa orët vijuese shtojnë gradualisht vranësirat duke sjelle reshje të pakta si fillim në zonat Veriore, POR gjatë natës dhe orët e para të ditës së martë reshjet do të përfshijnë te gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.
Era do të fryjë e mesatare ne toke dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim te larte mbi 5 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës në Kosovë PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. POR në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të bëhen më të dukshme, KU gjatë mbrëmjes dhe natës vonë do të sjellin reshje shiu si fillim në Veriperëndim të territorit të Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave do të jenë dominuese deri në orët e pasdites në të gjithë territorin e MV. POR parashikohet që në orët vijuese vranësirat të bëhen më të dukshme në Perëndim të MV, KU Gjatë natës priten dhe reshje të pakta./abcnews.al