Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Nderojmë dinjitetin e punëtorëve dhe kontributin që kanë në ekonomi

schedule09:09 - 1 Maj, 2025

schedule 09:09 - 1 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë me punë të ndershme.

Përmes një kartoline në profilin zyrtar në facebook, Presidenti i Republikës uroi punëtorët për 1 Majin, duke nderuar dinjitetin e punës dhe në veçanti profesionet e vështira.  Kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falënderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit.

“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare. Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!” – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin për 1 Majin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!