Dita kundër diskriminimit, Koulibaly ka një mesazh prekës për të gjithë

schedule18:40 - 21 Mars, 2020

schedule 18:40 - 21 Mars, 2020

Sot, është dita internacionale e luftimit të diskriminimit. Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibali, ka rënë disa herë pre e diskriminimit racor në Itali, me disa tifozë që kanë përdorur kore raciste ndaj tij në stadiume. Sot, në këtë ditë të veçantë, Koulibaly ka bërë një postim prekës, që është shpërndarë nga faqja zyrtare e Napolit.

“Po, unë jam një futbollist. Po, unë jam një futbollist i zi. Por kjo nuk është gjithçka që jam. Unë jam mysliman. Unë jam senegalez. Unë jam francez. Unë jam një napolitan. Dhe unë jam baba.

 

Koulibaly, futbollisti i Napolit

Unë kam qenë në të gjithë botën, kam mësuar shumë gjuhë dhe kam hapur shumë dyer. Unë kam pasur fatin të fitoj shumë para. Por unë do t’ju kujtoj përsëri mësimin më të rëndësishëm që kam mësuar ndonjëherë.

Ekzistojnë tre gjëra në këtë botë që nuk mund t’i blini askund: miqësia, familja dhe qetësia.

Kjo është ajo që kuptova në Saint-Die, kur isha fëmijë. Kjo është ajo që dua ta kuptojë djali im. Po, ndoshta jemi të ndryshëm, por ne jemi të gjithë vëllezër”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!