Dita e zyrtarizimit të Sarrit, Boateng dhe tre shqiptarë në orbitën e Lazios

schedule11:19 - 7 Qershor, 2021

schedule 11:19 - 7 Qershor, 2021

Vetëm zyrtarizimi mungon për kalimin e Maurizio Sarrit te Lazio. Klubi bardhekaltër ka arritur akordin me Fali Ramadanin, agjentin e trajnerit italian, i cili do të rikthehet të punojë në Serie A pas aventurave me Empolin, Napolin dhe Juventusin.

2+1 është kontrata që do të firmosë 61-vjeçari, teksa rroga sezonale do të jetë 3 milion euro + bonuse. Sot është dita e së vërtetës dhe të gjithë po presin zyrtarizimin e marrëveshjes së arritur mes tij dhe dyshes Lotito-Tare.

Më pas do të nisë merkato e Lazios. Kërkesa e parë e Sarrit është Elseid Hysaj, një nga të preferuarit e tij. Mbrojtësi shkodran vjen si lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Napolin. Jerome Boateng është dëshira e madhe për qendrën e mbrojtjes.

32-vjeçari gjerman është lojtar i lirë dhe ka agjent shqiptarin Ramadani. Lazio po tenton ta shfrytëzojë këtë fakt dhe Igli Tare beson se do e bindë lojtarin e Bayern Munchen të transferohet në kryeqytetin italian.

Po sulmi? Sarri kërkon lojtarë krahu dhe dy janë opsionet. Të dy lojtarë shqiptarë: Milot Rashica i Werder Bremen dhe Xherdan Shaqiri, i cili nuk po përfiton minuta te Liverpool dhe mund të rikthehet në Serie A, aty ku provoi një aventurë më Interin në vitin 2015. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!