Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që më 14 Mars, Ditën e Verës, të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta që do të organizohen.
Nëpërmjet statusit të tij në ‘Facebook’, Veliaj bën të ditur se do të ketë mbi 34 evente në vende të ndryshme në kryeqytet.
“Dita e Verës, festa e të gjithë Shqiptarëve! Mos e humb, 14 Mars, 24 orë festë, 34evente! P.S. Mos harroni veroret”, shkruan Veliaj.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ish-Blloku, Parku i madh i Liqenit si dhe Sheshi “Skënderbej”, do të jenë qëndra e festimeve për Ditën e Verës.