Por festa nuk ka kaluar pa incidente. Të paktën 3 persona janë shoqëruar nga policia, pasi dyshohet se qëlluan me bojë të zezë kryetarin e Bashksië Tiranë, Erion Veliaj.
Burime të ABC News bëjnë me dije se tre personat janë shoqëruar në ambientet e komisariatit nr 1 në kryeqytet, e pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë.
Ngjarja ndodhi gjatë festimeve të ditës së verës në sheshin Skënderbej, të cilave iu bashkua në mëngjes, edhe kryebashkiaku i Tiranës. Pas mbylljes së komunikimit me median, raportohet se disa persona hodhën bojë mbi Veliajn.
Nuk dihet nëse akti pritej nga kryebashkiaku, i cili u vu re të kishte një shërbim të përforcuar me agjentë të sigurisë.
Policia ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar për shoqërimet e ngjarjen ku u përfshi kryetari i Bashkisë Erion Veliaj./abcnews.al