Dita e Verës në Tiranë/ Bashkia organizon aktivitete në bulevardin qendror dhe sheshe

schedule15:16 - 14 Mars, 2025

schedule 15:16 - 14 Mars, 2025

TIRANË- Me gjithë  reshjet herë pas here të shiut  14 marsi  bëri  bashkë qytetarët në bulevardin kryesor të Tiranës. Pavarësisht nga janë  festojnë  ditën e verës.

Edhe pse kryeqendra e festës është Elbasani ata që kremtuan  në kryeqytet  tregojnë se çdo zonë e Shqipërisë ka traditat e saj.

Përgjatë bulevardit  dekoruar me ngjyrat e verores simbolit të festës  dhe në dy sheshet skaj tij  “Nënë Tereza” dhe “Skënderbej” janë organizuar aktivitete   të ndryshme,  kulturore, sportive e panaire me produkte artizanale.

Nuk mungon as ballokumja. Ata që i gëzohen më tepër kësaj atmosfere janë fëmijët.

Dita e Verës festohet në Tiranë prej 21 ditësh kur u shpall dhe festë zyrtare.  Festa paganë kremtohet nga të gjithë  si dita  që  sjelle ardhjen e stinës së ngrohtë dhe rizgjimin e natyrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!