Dita e Verës mbushi si çdo vit rrugët dhe sheshet kryesore të Elbasanit. I kthyer në kryeqytetin e festimeve, Elbasani mirëpriti sot edhe mijëra njerëz të ardhur edhe nga qytete të tjera.
Festimet nisën me paradën e karnavaleve të fëmijëve të shkollave 9-vjeçare.
Shumë njerëz kanë vendosur në duart edhe veroret. Qytetarët ndërkohë kanë vizituar edhe panairin e ditës së verës.
Festës i janë bashkuar edhe shqiptarët e Kosovës. “Urim për gjithë Elbasanin nga Kosova.”
Por ëmbëlsira simbol e ditës së verës është padyshim ballokumja.
Zakonisht, një pjesë e ëmbëlsirës së ballokumes dërgohet tek të afërmit dhe miq të cilët nuk janë nga Elbasani. Dita e verës është një festë pagane e cila shënon largimin e dimrit dhe mbërritjen e ditëve të ngrohta.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë për festën e Ditës së Verës në Elbasan nuk ishte asnjë drejtues i shtetit. /abcnews.al