Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e Verës në Elbasan/ Kryebashkiaku Llatja: Fluks vizitorësh, masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë

schedule13:48 - 13 Mars, 2025

schedule 13:48 - 13 Mars, 2025

Dita e Verës ka sjellë një fluks vizitorësh në Elbasan, sipas kryebashkiakut të qytetit, Gentian Llatja.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Llatja tha se do të organizohen aktivitete të shumta.

Kryebashkiaku shtoi se do të merren masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

“Kemi filluar me një sërë aktivitetesh. Elbasani është bërë gati, është hapur dhe panairi i zejeve. Do ketë koncert festiv. Ditën e nesërmne, Elbasani mirëpret të gjithë miqtë e tij. Në orën 10:00 do të mbahat parada, karnavale, është kthyer në traditë. Do ketë një sërë aktivitetesh. Në qendër do të kemi koncertin festinv. Në lulishten para Bashkisë së Elbasanit do të ketë një panair, panairi i ballokumeve. Sot, pasdite do të jetë edhe Sofra e Elbasanit. Ka pasur një gjallëri të jetës ekonomike gjatë kësaj jave në Elbasan. Hotelet dhe restorantet janë të prenotuara”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!