Dita e vëllazërores. Shqipëria dhe Kosova janë gati, ndërkohë që ajo çka ka rënë në sy është fakt se trajnerët Edy Reja dhe Bernard Challandes nuk është se e kanë pasur me shumë qejf një përballje të tillë. Gjithsesi duhet të shfrytëzonin datën e lirë nga UEFA për miqësore dhe prej orës 16:00 do të zbresin në fushën e “Elbasan Arena”.
Shumë pikëpyetje në lidhje me formacionin dhe trajneri Reja një ditë më parë u shpreh se mund të eksperimentojë në sfidën me Kosovën. Mungesat janë të shumta, ndërkohë që italiani la të kuptohet se sot mund të luajë edhe i riu Çepele.
Edhe moduli 3-5-2 është në dyshim, për shkak të numrit të vogël të mbrojtësve në dispozicion. Gjithsesi ka shumë mister dhe gjithçka do të zbulohet para ndeshjes me Kosovën, kur edhe do të shuhen të gjithë pikëpyetjet. /abcnews.al
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Veseli (Çepele), Gjimshiti, Memolla (Hoxhallari), Abrashi, Laçi, Kallaku (Selahi), Seferi, Uzuni, Sokol Cikalleshi