Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dita e Ujit të Bekuar”/ Si u kremtua festa në disa qytete të vendit, vijon tradita e nxjerrjes së kryqit nga uji

schedule12:24 - 6 Janar, 2026

schedule 12:24 - 6 Janar, 2026

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar. Ceremonitë u zhvilluan në kishat dhe ambientet fetare, ku besimtarët morën pjesë në meshë dhe morën ujin e bekuar.
Rituali simbolizon pagëzimin e Krishtit dhe përfaqëson pastërtinë, jetën dhe shpëtimin.

Po si u festua kjo ditë në qytetet e ndryshme të vendit?

Besimtarët ortodoksë në Fier festuan Ditën e Ujit të Bekuar në Kishën e Shën Gjergjit. Në orën 7:30 këmbanat ftuan besimtarët në liturgjinë e mëngjesit, drejtuar nga Hiseria e tij Nikolla, Mitropoliti i Mitropolopës së Apollonisë.



Uji i shenjtë, ose Uji i Bekuar, siç njihet nga të gjithë, konsiderohet nga besimtarët një nga dhuratat më të bukura të Zotit për t’i dhënë një pjesë të shenjtë jetës së përditshme.

Garën e Kryqit në Fier e fitoi Samuel Kola, 18 vjeç.

Ndezja e qirinjve, marrja e ujit të bekuar në shtëpi, si dhe hedhja e kryqit në ujë, si pjesë e festimeve të Ditës së Bekuar, u kremtuan mes qindra besimtarëve në kishë dhe qendër të qytetit.

“Dita e Ujit të Bekuar”/ Gjirokastër, besimtarët kremtojnë festën

Besimtarët ortodoksë kanë festuar sot Ditën e Ujit të Bekuar, që përkon edhe me pagëzimin e Krishtit. Për shkak të kushteve atmosferike, e gjithë ceremonia u zhvillua në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ku besimtarët kanë ndjekur meshën fetare, si dhe kanë dhënë urimet e tyre në këtë ditë të shënuar.

At Emiljano tha se kjo është një nga festat më të rëndësishme të besimit ortodoks, ndërsa ka dhënë edhe urimin e tij.Domethënia e ujit të bekuar është vete uji, që përfaqëson vete jetën, pastërtinë dhe shpëtimin.

“Dita e Ujit të Bekuar”/ Vlorë, moti i keq s’e ndalon ritualin e hedhjes së kryqit në det

Edhe pse moti ishte i keq, kjo nuk e ndaloi ritualin e përvitshëm të hedhjes së kryqit në det, i cili u zhvillua në zonën afër portit të Vlorës.

Në këtë ceremoni morën pjesë disa besimtarë, ndërsa mes tyre ishte edhe prifti Kostandin Prifti, i shoqëruar nga besimtarët e tij. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, rituali u zhvillua dhe kryqi u hodh në det.

I vetmi që u hodh në ujë dhe arriti ta kapte kryqin mes dallgëve ishte 30-vjeçari Mario Nesturi.

Ndërkohë, prifti Kostandin Prifti, në këtë ditë të shënuar, uroi të gjithë besimtarët ortodoksë për shëndet, gëzim dhe paqe, duke uruar gjithashtu një Ditë të Bekuar të Ujit për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

“Dita e Ujit të Bekuar”/Saranda mban meshën, 24-vjeçari kap “Kryqin e Shenjtë”

24 vjeçari Andrea Baruta ka kapur Kryqin e Shenjtë në Sarandë, në Ditën e Ujit të Bekuar. Mesha dhe riti solemn u drejtuan nga Athanail, Despoti i Gjirokastrës, i cili përcolli mesazhe paqeje, uniteti dhe shprese për besimtarët.
Mes lutjeve dhe pjesëmarrjes së shumtë të qytetarëve, momenti i hedhjes së Kryqit në ujë u shndërrua në një ngjarje simbolike, që përcjell bekim, shëndet dhe mbarësi. Kapja e Kryqit konsiderohet një bekim i veçantë dhe një shenjë force, besimi dhe guximi.

Ceremonia u zhvillua sipas traditës së Kishës Orthodokse, duke mbledhur besimtarë të shumtë që ndoqën me emocion këtë ritual të rëndësishëm fetar, i cili përsëritet çdo vit në Sarandë.
Uji i bekuar dhe Kryqi i Shenjtë simbolizojnë pastrim shpirtëror, paqe dhe begati për familjet dhe gjithë komunitetin.

24 vjeçari Andrea Baruta ka kapur Kryqin e Shenjtë në Sarandë, në Ditën e Ujit të Bekuar. Mesha dhe riti solemn u drejtuan nga Athanail, Despoti i Gjirokastrës, i cili përcolli mesazhe paqeje, uniteti dhe shprese për besimtarët.

Mes lutjeve dhe pjesëmarrjes së shumtë të qytetarëve, momenti i hedhjes së Kryqit në ujë u shndërrua në një ngjarje simbolike, që përcjell bekim, shëndet dhe mbarësi. Kapja e Kryqit konsiderohet një bekim i veçantë dhe një shenjë force, besimi dhe guximi.

Ceremonia u zhvillua sipas traditës së Kishës Orthodokse, duke mbledhur besimtarë të shumtë që ndoqën me emocion këtë ritual të rëndësishëm fetar, i cili përsëritet çdo vit në Sarandë.
Uji i bekuar dhe Kryqi i Shenjtë simbolizojnë pastrim shpirtëror, paqe dhe begati për familjet dhe gjithë komunitetin.

“Dita e Ujit të Bekuar”/ Korçë, nxjerrja e kryqit nga uji ka një ‘kampion’ të trefishtë radhazi

Besimtarët ortodoksë dhe qytetaret e Korçës kane kremtuar Ujin e Bekuar. Mesha tradicionale u mbajt ne Katedralen Ngjallja e Krishtit per te vijuar me pas me ceremonine e hedhjes se kryqit,ne shatervanin e lulishtes Vangjush Mio. Kryqi është hedhur nga mitropoliti i Korces,im zot Anastasi dhe ka qene 25 vjecari Ervis Rakipi ai qe ka gjetur kryqin.

Pas hedhjes se kryqit, qytetaret mbushen ene me ujin e shatervanit, i cili konsiderohet i bekuar. Dita e ujit te bekuar simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit ne lumin Jordan.

Dita e Ujit të Bekuar/ Beratasit sfidojnë kushtet e motit. Kryqi hidhet në Osum, kapet nga i riu

Po ashtu edhe Berati kremtoi ” Ditën e Ujit të Bekuar”.  Si çdo vit, edhe këtë herë u mbajt ceremonia e hedhjes së kryqit.

Dita e Ujit të Bekuar/Elbasan, kremtohet mesha.Sfida për nxjerrjen e kryqit nga uji u bë në pishinë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!