Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë i drejtohen Kishave, kremtojnë shfaqjen e Perëndisë

schedule10:58 - 6 Janar, 2025

schedule 10:58 - 6 Janar, 2025

Dita e ujit të bekuar, që kremtohet nga besimtarët ortodoksë, është shoqëruar me ritin e hedhjes së kryqit në ujë, në disa qytete të vendit.

Në Korçë, qyteti që identifikohet me këtë rit fetar, ceremonia u drejtua nga mitropoliti, imzot Johani.

23-vjeçari Elvis Rakipi i besimit mysliman, kapi kryqin në Korçë.

Në ceremoninë e hedhjes së kryqit në Gjirokastër, Mojsi Mërkuri, edhe pse vetëm 13 vjeç, i sfidoi të gjithë për kapjen e kryqit.

Dita e ujit të bekuar ose e njohur ndryshe si Epifania u kremtua edhe në Vlorë. Kryqin nga deti jon e nxori Bledi Dhima.

Edhe në brigjet e bukura të Sarandës u hodh kryqi në ujërat e Jonit.

Edhe pse temperaturat ishin relativisht të ulëta për qytetin bregdetar, 5 besimtarë ortodoks u zhytën për të garuar mes tyre, për kryqin që në fund u fitua nga më i vogli Dhimitri Papa 14 vjeç.

Besimtarët ortodoksë në Fier festuan këtë 6 janar ditën e ujit të bekuar. Hedhja e kryqit në ujë, një ritual i përvitshëm, u nxorr nga 17-vjeçari Samuel Kola

Mes pesë të rinjve që sfiduan të ftohtin, Vasil Aleksi, 18-vjeçari nga Durrësi, është i riu që kapi kryqin e hedhur në ujërat e Adriatikut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!