Dita e tretë në Hagë, Thaçi del pas 6 orësh nga intervistimi

schedule19:15 - 15 Korrik, 2020

schedule 19:15 - 15 Korrik, 2020

Ka përfunduar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi në ditën e tretë nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në kuadër të Speciales në Hagë.

Edhe sot si dy ditët e kaluara Thaçi është intervistuar prej më shumë se gjashtë orësh.

Presidenti nuk u prononcua për mediat. Mësohet se intervistomi do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.

Për ta përkrahur Thaçin dhe luftën e UÇK-së para Speciales në Hagë sot kanë qëndruar përsëri shumë shqiptarë të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!