Dita e tretë e seancës për propozimin francez, tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

schedule13:28 - 16 Korrik, 2022

schedule 13:28 - 16 Korrik, 2022

Për të tretën ditë radhazi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po debatohet propozimi francez dhe seancën po e ndjek edhe ambasadori evropian David Geer.

Edhe në seancën e sotme, opozita sërish është kundërpërgjigjur me zhurmë dhe goditje të tavolinave gjatë fjalimit të deputetëve të LSDM-së.

Dy ditët e kaluara diskutimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të tensionuar me sulme verbale, akuza dhe kundërakuza mes pushtetit dhe opozitës. Propozimi francez për heqjen e vetos bullgare që do t’i hapte rrugë çeljes së negociatave kundërshtohet ashpër nga opozita. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!