Transportuesit urbanë në Kosovë kanë vijuar protestën edhe këtë të mërkurë, për ditën e tretë me radhë. Në rrugët e kryeqytetit u parkuan autobusët e transportuesve të “Trafikut Urban” por edhe të linjave private që qarkullojnë në Prishtinë, duke shkaktuar trafik.
Përfaqësuesi i punëtorëve të “Trafikut Urban”, Ilmi Gashi, ka deklaruar se shpresën e kanë te mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës që është thirrur për të enjten.
Nga objekti i Komunës së Prishtinës, ku u mbledhur protestuesit, theksoj se janë duke kërkuar të drejtat e tyre bazike.
Këto kushte në të cilat po ndodhemi, jo me dëshirën tonë, po me imponimet për borxhet që na kanë ndërpre karburantin…Nëse nuk ka zgjidhej nesër greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Në po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotëroj arsyeja.-dekaroi Gashi.
Nga e hëna kryeqyteti i Kosovës nuk ka qarkullim të autobusëve. Shkak për këtë është bërë mungesa e pagës dhe karburanteve. Borxhi i tyre ndaj furnitorëve ka kaluar mbi 1.6 milionë euro.
Alokimi i fondeve është vonuar si pasojë e mospërfshirjen në buxhetin e 2025-ës të fondeve për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin-Potokun.
Në mbledhjen e fundit të parlamentit në Kosovë përpara shpërndarjes, në rend dite ishte edhe votimi i buxhetit për këto komuna, përpos buxhetit për vitin e ardhshëm, atë të 2026-tës. Në seance nuk pati fare votim, për shkak të bojkotit nga partitë opozitare.
Kjo situatë është bërë shkak edhe për një përplasje politike, mes VV dhe LDK, që akuzojnë njëri tjetrin se po i përdorin qytetarët si mish për top një muaj përpara zgjedhjeve të parakohshme.
/abcnews.al/


