Dita e tretë e kongresit të PS, të rinjtë në fokus

schedule10:08 - 1 Mars, 2020

schedule 10:08 - 1 Mars, 2020

Kongresit të Partisë Socialiste këtë të dielë po zhvillon ditën e tretë ku pritet që kryefjalë në punimet e kongresit do të jenë programet për të rinjtë. Gazetarja Erneta Shevroja raporton për ABC News se aktiviteti i sotëm i kongresit të Partisë Demokratike në ditën e tretë të tij do të ketë në fokus të rinjtë. Ndër të tjera ajo bën me dije se aktiviteti pritet që të mbyllet rreth orës 13:00 me një fjalim të mbajtur nga kryeministri Edi Rama.

Kryeministri në ditën e parë të kongresit ka vlerësuar fuqizimin e rolit të gruas jo vetëm në strukturat e Partisë Socialiste por kudo në Shoqëri. Ai tha se do vendoset një bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste dhe tekstet feministe do të futen me detyrim në programet e shkollave.

Në ditën e dytë të sesionit të punimeve të kongresit u votua për ndryshimin e statutit. Rama paralajmëroi se nuk do të ketë më para në xhepa dhe “nën jastëk” të pajustifikuara, por të gjitha do duhet të depozitohet në llogari bankare. Nëse burimi i tyre nuk justifikohet Rama tha se pastaj do nisë ndërhyrja e OFL.  Ai premtoi se nga 1 janari 2021 paga minimale 300 mijë lekë të vjetra.

Agjenda e diskutimeve:

Fressh Voice “PS e dekadëssë re”

Vendi:PallatiKongreseve, PjesaJashtnëbulevardora 11:00

Led me hark10 me 4 hark, regji, foni, foltore, tapetkarrige

Loop e përgjithshmeFressh Voice

Loop Hi Tech

Elio fjalë

Loop fotoaktivitete

MevlutShehu, Student EkselenceJuridik

Ana Shkreta, PedagogeEkonomik, SfidatpërPunësiminRinor

ArnisaLushaj, Arkitekte France

EriSulo, DiplomuarnëShBA, PrespektivaEuropiane

Debora Keci ,Terinjtdheshendeti

ArlindiKullolli,,Mjek

Fressh Voice

Zgjidhetjuria e Fressh Voice

Fjalë KM. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!