Dita e tretë e debateve parlamentare në Maqedoni

schedule09:57 - 17 Tetor, 2018

schedule 09:57 - 17 Tetor, 2018

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vazhdon seanca ku deputetët do të debatojnë për ndryshimet kushtetuese në kuadër të implementimit të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Deputetët e shumicës parlamentare dhe opozita edhe të martën në ditën e dytë të debatit, mbrojtën qëndrimet e tyre “pro” dhe “kundër” ndryshimeve kushtetuese. Për deputetët e VMRO-DPMNE-së marrëveshja e Prespës është e dëmshme dhe e vdekur politikisht dhe ligjërisht. Ndërsa për shumicën parlamentare nuk mund të ketë marrëveshje më të mirë nga kjo dhe nëse refuzohet Maqedonia përballet me izolim afatgjatë dhe bllokim të integrimit në BE dhe NATO. Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese duhet që të votojnë pro të paktën 80 deputetë, një numër që mazhoranca aktuale e kryeministrit Zaev nuk e ka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!