Dita e Tokës, ambientalistët fajësojnë njeriun për ndryshimet e klimës

schedule19:15 - 22 Prill, 2019

schedule 19:15 - 22 Prill, 2019

Studimet në botë fajësojnë njeriu për ndryshimet që vazhdon të pësojë klima në të gjithë planetin. Në ditën ndërkombëtare të tokës thirrjet janë për më shumë kujdes pasi me këto ritme, e ardhmja nuk më e sigurt.

Nuk ka më asnjë dyshim se cilët janë shkaktarët e ndryshimit të klimës në mbarë globin. Studimet e bëra publike nga mediat amerikane tregojnë se 99.9 % janë njerëzit.

Pesë vitet e fundit kanë qenë  më të ngrohtat që nga fillimi i regjistrimit në fund të viteve 1800.

Bazuar në pesë grupe të veçanta të të dhënave që regjistrojnë  gjurmët e klimës së Tokës, temperatura mesatare globale për 10 muajt e parë të vitit 2018 ishte rreth 1.8 gradë më lart se ajo që ishte në fund të viteve 1800.

Rritja e sasive të dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera që lëshohen në atmosferë nga industria, transporti dhe prodhimi i energjisë nga djegia e lëndëve djegëse fosile po rrisin atë që njihet si efekti natyral i serave në planet.

Niveli i atmosferës së dioksidit të karbonit për muajin mars ishte 411.97 pjesë për milion dhe vazhdon të rritet. Tani ka arritur nivele në atmosferë që nuk janë parë në 3 milion vjet.

Kjo është një rritje prej 46%  që nga koha e Revolucionit Industrial në vitet 1800, kur nivelet e CO2 ishin rreth 280 pjesë për milion. Shkencëtarët thonë se për të mbajtur një planet të jetueshëm, ne duhet ta ulim nivelin në 350 pjesë për milion.

Me 22 Prill 1970 ne SHBA u mbajt një manifestim i madh mjedisor,i pari i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë. Qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja fundamentale e planetit Toke dhe te gjitha resurseve te saj nga ndotja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!