Nga e shtuna, 10 dhjetor Serbët në Veri të Kosovës vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugët në afërsi të dy pikave kufitare Kosovë-Serbi, me kamionë dhe autobusë. Kë veprim erdhi si masë proteste pas arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiç, i cili po akuzohet nga institucionet e drejtësisë për akte terroriste.
Mirëpo, edhe pse protesta ka hyrë në ditën e tetë, zgjidhja e këtij ngërçi nuk duket në sfond.
Pavarësisht motit të keq, reshjeve të shiut dhe borës herë pas here, banorët serbë kanë kaluar natën e në barrikada. Pothuajse të gjitha dyqanet janë të mbyllura, ku përjashtim bëjnë ushqimoret dhe farmacitë.
Rrugët duken të boshatisura, teksa fakultetet dhe shkollat fillore vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Situata e përgjithshme e sigurisë në veri është e brishtë. Mediat vendase raportojnë se qytetarët serbë nuk po lejohen të lëvizin lirshëm nga bandat kriminale që po qëndrojnë në barrikada.
Forcat paqeruajtëse të Bashkimit Europian dhe NATO-së kanë shtuar forcat për të garantuar se situata mos përshkallëzohet në përplasje dhe tensione. KFOR-i ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kanë rritur numrin e trupave në Veri, derisa kanë shpeshtuar edhe patrullimet.
Misioni i NATO-s në Kosovë, përveç monitorimin e situatës nga afër po shqyrton edhe kërkesat naga prishtina dhe beogradi.
Nga njëra anë është kryeministri, Albin Kurti, i cili ka kërkuar nga KFOR-i heqjen e barrikadave, dhe nga ana tjetër presidenti serb Aleksander Vuçiç që ka dorëzuar rikthimin e 1 mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.
Zhvllimet e fundit kanë bërë se dialogu prishtinë-beograd të pezullohet për një moment të dytë. Kjo në një kohë ku zyrtarët e Brukselit kanë vendosur në tryezën e bisedimeve versionin final të propozimit Franko-gjerman, që sipas tyre do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhenieve mes dy vendeve. /abcnews.al