Dita e të Drejtave të Njeriut/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Të gjithë të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të barabartë

schedule09:18 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 09:18 - 10 Dhjetor, 2023

Në mbarë botën shënohet sot Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, shkruan se kjo ditë është kujtesë se, të gjithë ne mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për çdo qenie njerëzore.

 

“Dita e të Drejtave të Njeriut | Sot shënohet 75 vjetori i një prej zotimeve globale më novatore në botë: Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Dita e të Drejtave të Njeriut shënon gjithashtu fundin e fushatës botërore të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Kjo ditë është një kujtesë se, përmes veprimeve tona, ne të gjithë mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për çdo qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, opinionet politike ose opinionet e tjera, kombësia ose përkatësia sociale, pasuria, lindja apo përcaktime të tjera. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin të drejtat e çdo njeriu”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!