Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut.
Në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët, Haxhi Dede Edmond Brahimaj kryegjyshi botëror i Bektashinjve bëri thirrje për më shumë paqe e dashuri. Njerëzit të ndihmojnë dhe mbështesin njëri tjetrin, u shpreh ai.
“Bëjini gjërat me mirësi tek Zoti. Uroj mirësi paqe e dashuri. Zoti na bekoftë të gjithëve”, u shpreh gjatë fjalës së tij Baba Mondi, duke shtuar: “Bekim paçi kurdoherë në veprat tuaja të mira. Zoti ju dhëntë shkëlqim dhe dritë në udhën tuaj. I lutemi Zotit të na lartësojë e të na mbushë me dashuri. Të na mundësojë përkushtimin moral e atdhetar duke përbuzur egoizmin, veset e huaja dhe falim dashuri njeriut për njeriun dhe lumturi familjare!”
Në këtë ditë, nis stina e pranverës. Dita nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqenie, paqe dhe dashuri. Në këtë festë, gjithë besimtarët bektashinj bëhen bashkë, për të bërë faljen në Selinë e Shenjtë dhe çdo teqe.
/abcnews.al/