Dita e shortit të Champions: Si funksionon, 3 shqiptarët dhe sa shumë grupe “ferri” rrezikohen

schedule09:30 - 1 Tetor, 2020

schedule 09:30 - 1 Tetor, 2020

Rrugëtimi i Champions League përcaktohet sot, pasi prej orës 17:00 do të hidhet shorti në Nion të Zvicrës. 32 skuadra që do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë. Bayern Munich është kampioni në fuqi, ndërkohë që sezoni pritet të jetë sërish mjaft interesant.

8 grupe me katër skuadra, me dy të parat që kalojnë në fazën me eliminim direkt dhe vendet e treta që shkojnë në Europa League. Shorti pritet të rezervojë përballje mjaft të forta, pasi ekipet në vazon e parë dhe të dytë janë mjaft të forta.

Sigurisht ekipe të shteteve të njëjta nuk ndeshen në këtë fazë, ndërkohë që ka edhe futbollistë të kombëtares shqiptare që do të luajnë në fazën e grupeve dhe i kanë sytë nga goglat. Ata janë Thomas Strakosha (Lazio), Berat Gjimshiti (Atalanta) dhe Myrto Uzuni (Ferencvaros).

 

VAZO 1 – Bayern (Gjermani, fitues në fuqi i Champions League), Sevilla (Spanjë, UEFA Europa League holders), Real Madrid (Spanjë), Liverpool (Angli), Juventus (Itali) Paris SG (Francë), Zenit (Rusi), Porto (Portugali)

VAZO 2 – Barcelona (Spanjë), Atletico de Madrid (Spanjë), Manchester City (Angli), Manchester United (Angli), Shakhtar Donetsk (Ukrainë) , Dortmund (Gjermani) , Chelsea (Angli) , Ajax (Holandë)

VAZO 3 – Dynamo Kyiv (Ukrainë), Salzburg (Austri), RB Leipzig (Gjermani) , Inter (Itali) , Olympiacos (Greqi), Lazio (Itali) , Krasnodar (Rusi), Atalanta (Itali)

VAZO 4 – Lokomotiv Moscow (Rusi) , Marseille (Francë) , Club Brugge (Belgjikë) , Borussia Monchengladbach (Gjermani) , Istanbul Basaksehir (Turqi) , Midtjylland (Danimarkë), Rennes (Francë) , Ferencvaros (Hungari)

 

Si funksionon shorti? Në mënyrë që klubet nga i njëjti vend të mos përballen mes tyre sipas rregullores, tetë grupet do të dallohen nga ngjyra. Grupet nga A në D do të jenë të kuqe, kurse grupet nga E në H blu. Kur një klub i çiftuar tërhiqet, për shembull në një nga grupet me ngjyrë të kuqe (A, B, C, D), klubi tjetër i çiftuar automatikisht caktohet në një nga katër grupet me ngjyrë blu (E, F, G, H). Çiftet janë si më poshtë:

Grupi A (Bayern, Dortmund), Grupi B (Sevilla, Atletico de Madrid), Grupi C (Real Madrid, Barcelona), Grupi D (Liverpool, Man. United), Grupi E (Juventus, Inter), Grupi F (Paris SG, Marseille), Grupi G (Zenit, Lokomotiv Moscow), Grupi H (Man. City, Chelsea), Grupi I (Shakhtar, Dynamo Kyiv),
Grupi J (RB Leipzig, Monchengladbach), Grupi K (Lazio, Atalanta)

DATAT E PËRBALLJEVE NË GRUPE – UEFA ka publikuar edhe se kur do të zhvillohen ndeshjet e fazës së grupeve në Champions League. Kështu, ndeshet e para janë programuar më 20 dhe 21 tetor, për të vijuar me radhë me 27/28 tetor, 3/4 nëntor, 24/25 nëntor, 1/2 dhjetor dhe 8/9 dhjetor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!