Dita e Shën Valentinit dhe kurorat COVID: Luleshitëset nuk kanë parë kurrë një shkurt si ky

schedule13:15 - 9 Shkurt, 2021

schedule 13:15 - 9 Shkurt, 2021

Edhe pak ditë na ndajnë nga Dita e të dashuruarve dhe të gjithë kanë filluar të mendojnë për dhuratat. Pavarësisht gjithçkaje, dhurata që dominon çdo 14 shkurt mbeten lulet.

Këtë vit industria e luleve prej 35 miliardë dollarësh është ndoshta një ndër më të përfshirat në gëzime, hidhërime dhe festat familjare se çdo industri tjetër. Për këtë ka ndikuar edhe situata e covid-19.

25-vjeçarja Maria Alvarez, një shitëse lulesh në Los Angeles, tha se menaxherët e saj në “David’s Flowers” ishin detyruar të mos plotësonin porositë për familjet që kërkonin lule funerale, për shkak të kërkesës së Ditës së Shën Valentinit.

“Është e trishtueshme dhe vërtet e vështirë t’i thuash një familjeje se nuk kemi lule për funeralin e të afërmve të tyre. Ne i njohim shumë prej tyre dhe ky është një nga momentet më të vështira“, tha Alvarez.

Çmimet për kurorat funerale kanë shkuar nga 85 në 120 dollarë në vetëm disa javë, ndërsa kjo periudhë ka një mbingarkesë porosish për shkak të festës së Shën Valentinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!