Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të festojnë Ditën e Pavarësisë këtë fundjavë, si një fushatë për heqjen e simboleve pro-skllavërisë. Fushata u përshkallëzua më tej pasi George Floyd, vdiq në arrest policie në 25 maj në Mineapolis.
Memoriali i Konfederatës në “Stone Mountain”, monumenti më i madh i Konfederatës, është një ndër shumë monumentet që kanë qenë në qendër të fushatës së shkatërrimit.
Skalitja në faqen e malit, me një lartësi prej 518 metrash që u financua nga Ku Klux Klan ka në fokus presidentin e konfederatës Jefferson Davis, dhe gjeneralët e Konfederatës Robert E. Lee dhe Thomas “Stonewall” Jackson, të gjithë ishin pronarë skllevërish. Anëtarët e Klan vazhdojnë të mblidhen rregullisht pranë memorialit.
Një nga përmendoret më të fundit që u hoq, ishte një statujë e Gjeneralit Jackson në Riçmond të Virxhinias. Punëtorët filluan të rrëzojnë statujën e gjeneralit të Konfederatës të mërkurën pasi kryetari i bashkisë së Riçmondit bëri thirrje për “heqjen e menjëhershme” të tij. Protestuesit rrëzuan një statujë të gjeneralit Davis në Riçmond, më 10 qershor.
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në 26 qershor për të mbrojtur statujat, monumentet dhe përmendoret. Masa erdhi disa ditë pasi policia ndaloi përpjekjet e protestuesve për të rrëzuar një statujë të presidentit Andrew Jackson në një park në Pensilvania pranë Shtëpisë së Bardhë. Jackson ishte gjithashtu pronar skllevërish.
Memorialet e konfederatës janë shembur kohët e fundit edhe në shtete të tjera. Në Alabama, një statujë e Raphael Semmes u hoq në fillim të qershorit dhe u vendos në një depo ditë më vonë pasi zyrtarët e qytetit ranë dakord për këtë. Një statujë e ish-nënpresidentit John C. Calhoun, mbrojtës i skllavërisë, u hoq nga Karolina e Jugut më 24 qershor pas miratimit të këshillit të qytetit.
Shumë afro-amerikanë dhe një numër në rritje nga grupe të tjera racore besojnë se simbolet e Konfederatës kanë konotacione raciste ndërsa shumë të bardhë, veçanërisht në shtetet jugore, pohojnë se ato janë pjesë e trashëgimisë.
Lufta për drejtësi racore vazhdon ndërsa Amerika feston Ditën e Pavarësisë më 4 korrik, megjithëse në një pjesë të deklaratës së Pavarësisë së Sh.B.A., shkruar nga Presidenti Jefferson, shkruhet, “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”./abcnews.al