Dita e fundit e shtatorit ishte dita e parë e Vangjel Tavos në krye të bashkisë Himarë.
Fill pas betimit ai iu drejtua zyrës së tij ku zhvilloi një takim të shkurtër me administratën e bashkisë.
Më pas doli në terren ku e para punë ishte takimi me operatorët turistikë për të mësuar mbi ecurinë dhe problematikat e sezonit që në Himarë nuk ështe mbyllur ende.
Tavo u shpreh se nën drejtimin e tij prioritet do të kenë projektet infrastrukturore por edhe çështja e pronave që siç tha është drejt zgjidhjes.
Qytetarët janë shpresëplotë se me Tavon në krye Himarës nuk do t`i mungojë zhvillimi.
Presin që kryetari i ri të mos ketë veset e të vjetërve që siç thonë menduan vetëm për veten e jo për qytetarët.
Prej majit të vitit të shkuar Himara përjetoi një situatë të paprecedentë ky dy kryetarë të saj përfunduan pas hekurave njëri për krime zgjedhore e tjetri për abuzim me detyrën. Me zgjedhjen e Tavos banorët shpresojnë qëndrueshmëri e zhvillim për qytetin në jug të vendit./abcnews.al