Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita kanë shoqëruar sot djalin e tyre Gjinin në ditën e parë të hyrjes në gjimnaz. Haradinaj në një status në Facebook shkruan se deri tani janë shënuar suksese në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në plan programe dhe infrastrukturë modern. Ai premton se do të vazhdojë puna që shkollat në Kosovë të jenë të modelit dhe standardeve europiane.
Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor”, përfundon statusi i tij. /ABC News Albania 24/7