Dita e parë e shkollës, Meta: Dështim i arsimit, nesër të gjithë në protestë tek Inceneratori i Tiranës

schedule10:23 - 12 Shtator, 2022

schedule 10:23 - 12 Shtator, 2022

TIRANË – Ish-Presidenti Ilir Meta në këtë ditë të parë të shkollës, ka nxjerrë në pah sipas tij problematikat që vijojnë të mbeten në sistemin arsimor.

Sipas Metës Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.

Mes të tjerash Meta fton qytetarët nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, për të protestuar në ora 18:00.
Postimi i Ilir Metës:

Me “lart më lart o shokë flamujt e kongresit”, nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit.

Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.

Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës.

Kryeministri i krimit s’mund të jetë i arsimit.

Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t’i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.

Pavarësisht këtij fjalimi të bezdisshëm dhe propogandistik të Kryeministrit, i uroj suksese mikeshës sime të vogël Aria dhe gjithë nxënësve të Shqipërisë, veçanërisht të gjithë atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!