Dita e parë e shkollës, dyndje prindërish dhe fëmijësh pa asnjë lloj distance në Durrës

schedule13:21 - 14 Shtator, 2020

schedule 13:21 - 14 Shtator, 2020

Dyndje para shkollave. Ka qenë kjo panorama para çdo godine në ditën e parë të vitit të ri mësimor në Durrës.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se prindërit dhe fëmijët kanë qenë të shumtë në numër dhe hyrja me radhë i ka penguar ata të ruajnë distancën në ambientet e jashtme të shkollës.

Durrësi është edhe ndër qytetet me më shumë dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, duke bërë kështu që ambientet që janë në rikonstruksion të detyrojnë fëmijët të bëjnë mësim në shkolla të tjera.

Në shkollat ku Abcneës ishte nuk kishte prezente efektive policie, ndonëse Policia e Shtetit njoftoi se rendi do të ruhet nga ana e tyre./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!