Lule , kartolina dhe dhurata. Edhe ne këtë 7 mars, nxenesit ne te gjitha shkollat e vendit nderuan mesuesit e tyre, per perkushtimin dhe sakrificat ne rrugen e arsimit .
Urimet e nxënësve shkojnë në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për mësuesit e tyre.
Gëzuar 7 marsin. Mësuesja ime është më e mira në botë.
Gëzuar 7 marsin. I kam bërë dhuratë lule dhe kartolinë.
Gëzuar 7 marsin mësuese Albana, je mësuesja më e mirë në botë. kjo është një nga kartolinat që mësuese klasës së parë në shkollën 9 vjecare ‘Bashkim Fino’ ka marrë nga nxënëit e saj në të gjithë vendin nderohet në këtë 7 mars kontributi i mësuesve.
Kjo ditë është e tyre dhe emocionet më të veçanta i ndjejnë mësuesit. Albana Meta prej 18 vitesh përjeton emocione të bukura në 7 mars, ndërsa mes shumë dhuratash, veçon një mesazh nga ish nxënësi i saj, i cili nuk e ka harruar.
Në këtë ditë mësuesit ndihen tw vlerwsuar dhe krenarë për profesioin e tyre human.
Për ta bërë më të bukur këtë ditë, ne shkolla pati aktivitete të shumta nga nxënësit.